RMV, me udhëheqësi të re tani edhe Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, por kryetari ngelet i njëjtë

Sindikata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë prej 1 janarit do të ketë udhëheqësi të re nëpër Këshilltar rajonale, ndërsa kryetari i saj, Jakim Nedelkov akoma do të jetë në krye të saj, transmeton Portalb.mk.

“Këshilli i SASHK-ut, në seancën e fundit ka konfirmuar emrat e kryetarëve të sapozgjedhur të Këshillave rajonal, të cilët funksionin do ta marrin prej 1 janarit të vitit 2022. Me këtë mbaron edhe procesi zgjedhor në të gjitha nivelet e SASHK-ut”, njoftojnë nga Sindikata.

Ndryshimi dhe plotësimi i Marrëveshjes Kolektive theksohet si një nga prioritetet e Sindikatës në vazhdim.

“Këshilli i SAShK-ut vendosi që në periudhën e radhës të vazhdojë me kërkesën për nënshkrimin e Marrëveshjes Kolektiv dhe të harmonizojë sipas pagës minimale”, deklarojnë nga Sindikata.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button