Pasdite do të bjerë shumë shi dhe do të ketë erë të fuqishme deri më 80 km në orë

Mot jostabil me të reshura të mëdha dhe bubullima do ta përfshijë Maqedoninë gjatë ditës së sotme dhe nesër. Vonë pasdite dhe në orët e mbrëmjes priten të reshura të shiut, të cilat në vende do të jenë të mëdha me bubullima dhe erë të përforcuar.

Sipas Drejtorisë për punë hidrometeorologjike, në Maqedoninë juglindore do të bijnë 30 litra në një metër katror.

Sot do të fryejë edhe erë e përforcuar jugore me shpejtësi deri 80 kilometra në orë. 

Temperaturat gjatë tërë javës do të jenë mbi zero.

Lajme të ngjashme

Back to top button