Dhjetë vjet nga vdekja e ish-presidentit Gligorov, Pendarovski vendosi lule pranë varrit të tij

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka vizituar varrezat në Butel të Shkupit, për të vendosur lule të freskëta pranë varrit të ish-presidentit të Maqedonisë së Veriut, Kiro Gligorov, në dhjetë vjetorin e vdekjes, transmeton Portalb.mk.

“Kiro Gligorov do të mbahet mend si një pjesëmarrës aktiv në proceset më të rëndësishme për pavarësinë politike të shtetit tonë”, deklaroi Pendarovski, duke vlerësuar që ai ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në njohjen dhe ngritjen e vendit edhe në nivel ndërkombëtar.

Lule të freskëta pranë varrit të ish-presidentit dërgoi edhe delegacioni nga Qeveria dhe Kuvendi.

Ndryshe, Gligorov ishte presidenti i parë i Maqedonisë së Veriut pas pavarësisë. Ai ndërroi jetë më 1 janar të vitit 2012 në moshën 94 vjeçare. Në karrierën e tij politike theksohet edhe atentati i vitit 1995, kur u vendos bombë në automobilin e tij, për çka ai e pasuroi krijimtarinë e tij edhe me një libër në vitin 2002 për këtë temë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button