Prej sot do të jetë e vlefshme lista e re e substancave të ndaluara në futbollin e Maqedonisë së Veriut

Federata e Futbollit në Maqedoni (FFM) ka përditësuar listën e substancave të ndaluara në futbollin vendor, listë e cila do të jetë e vlefshme prej sot, transmeton Portalb.mk.

“Komisioni për mjekësi dhe anti-doping në FFM, i publikoi rregullat e reja në lidhje me listën WADA (substancat e ndaluara), të cilat hyjnë në fuqi prej 1 janarit të vitit 2022”, sqarojnë nga FFM-ja.

Agjencia Botërore Anti-Doping (WADA) ka publikuar tashmë Listën e substancave që janë të ndaluara për përdorim nga sportistët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button