U arrestuan 12 persona në Maqedoninë e Veriut gjatë kohës së ndërrimit të moteve

Policia e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar që gjatë mbrëmjes së djeshme ka arritur të arrestojë 12 persona në lidhje me prishjen e rendit publik dhe kryerjen e veprave tjera penale, transmeton Portalb.mk.

“Në kohën e vitit të ri u regjistrua ulje e numrit t ë veprave penale në gjithë vendin, janë arrestuar gjithsej 12 persona, ndërsa janë regjistruar 18 parregullsi të rendit publik dhe qetësisë, pjesa më e madhe sulme dhe përplasje fizike”, njoftojnë nga Policia, duke e vlerësuar si një natë të qetë pa thyerje të mëdha të rendit.

Në Shkup janë kryer vetëm katër vepra penale dhe tetë prishje të rendit dhe qetësisë, në Ohër janë arrestuar dy persona, në Manastir një person. Në Tetovë është regjistruar një vepër penale “dhunë” dhe tre prishje të rendit publik, ndërsa janë arrestuar pesë persona.

Në këtë periudhë Policia ka kapur edhe 11 migrantë nga Pakistani dhe Afganistani në Gjevgjeli.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button