Filipçe i vizitoi dhe shpalosi detaje për foshnjat e para në Maqedoninë e Veriut për vitin 2022

Ministri në largim i shëndetësisë, Venko Filipçe, sot ka vizituar Klinikën Gjinekologjike në Shkup për të vizituar lindjet e para që u regjistruan në Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk.

““Uroj që të rritet dhe të jetë fëmijë i suksesshëm. Ka 3 kilogram dhe 70 gram. Është i gjatë 50 centimetra. Ka lindur në minutën e parë pas mesnatës. Në minutën e dytë ka lindur edhe një fëmijë. E para ishte lindje spontane, kurse e dyta me operim cezarian dhe është vajzë, 3 kilogram dhe 50 gram dhe e gjatë gjithashtu 50 centimetra”, deklaroi Filipçe.

Ai sqaroi që vajza është e nënës Simona, e cila sot realizoi lindjen e parë, ndërsa djali ishte i Suzana Stoshiqit, e cila kishte kryer me sukses lindjen e pestë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button