Deri më 18 shkurt, nxënësit dhe studentët në RMV mund të marrin deri 100 mijë denarë nga blerja e instrumenteve

Ministria për Arsim dhe Shkencë do të pranojë deri më 18 shkurt aplikime nga nxënësit dhe studentët e muzikës për të marrë deri 100 mijë mbështetje financiare, si kompensim për instrumentet muzikore që i kanë blerë, transmeton Portalb.mk.

Aplikimi për 50 instrumentet muzikore do të bëhet përmes adresës elektronike https://e-uslugi.mon.gov.mk.

“Ministria bën kthimin e 75 përqind e pagesës së instrumenteve muzikore, por jo më shumë se 100 mijë denarë për instrument, për blerjen e 25 instrumenteve muzikore nga ana e nxënësve të rregullt të regjistruar në shkollat e mesme shtetërore në të cilat realizohen plane e programe për artin muzikor”, deklarojnë nga Ministria, duke sqaruar që do të financohen edhe 25 instrumente të tilla edhe për studentët e muzikës.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar që studentët dhe nxënësit kanë mundësi të kthejnë mjetet financiare, nëse nxënësit kanë sukses së paku shumë mirë, ndërsa studentët së paku 8.00.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button