Ish-punonjësja paditi TikTok-un

Një ish-punonjëse e TikTok-ut, ka paditur këtë kompani, duke pretenduar se gjatë punës aty nuk ishte mbrojtur shëndeti i saj mendor, si shkak i ekspozimit të vazhdueshëm ndaj videove traumatike, raporton Koha.net.

Candie Frazier ka paditur këtë platformë nën arsyetimin se derisa punonte si moderatore e përmbajtjes në këtë kompani, ka kaluar rreth 12 orë në ditë duke parë video shqetësuese, të cilat përfshijnë edhe ato që shfaqin dhunë ndaj fëmijëve dhe kafshëve, raporton CNN.

Ajo tha se kompania nuk ofroi mbrojtje ose mbështetje adekuate psikologjike për moderatorët.

Frazier deklaroi se puna i shkaktoi ankth, depresion dhe çrregullimin e stresit post-traumatik.

Duke mos komentuar mbi padinë, TikTok ka lëshuar një deklaratë ku thuhet se ata “vazhdojnë të zgjerohen në një sërë shërbimesh të mirëqenies në mënyrë që moderatorët të ndjehen të mbështetur mendërisht dhe emocionalisht”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button