Policia mbrëmë në Shkup dënoi 48 shoferë që vozitnin nën ndikimin e alkoolit

Në qytetin e Shkupit në mbrëmjen e djeshme Policia ka shqiptuar 48 dënime për ngasësit e veturave pasi në atë moment ishin nën ndikim të alkoolit, ndërsa në gjithë vendin janë regjistruar 90 raste të tilla, transmeton Portalb.mk.

“Në territorin e Qytetit të Shkupit janë shqiptuar 143 masa, ndër të cilët 48 dënime nën ndikimin e alkoolit, 19 për tejkalim të shpejtësisë dhe 20 për ngasje pa leje”, njoftojnë nga Policia.

Ndërkohë janë regjistruar edhe shkelje si parkim i parregullt, kalim gjatë ngjyrës së kuqe të semaforit, përdorim të telefonit, etj. Për këtë, Policia apeloi te qytetarët të respektojnë rregullat e komunikacionit.

Raportohet që mbrëmë në Klinikën Universitare të Toksikologjisë në Shkup janë pranuar 17 pacientë nën ndikim të alkoolit, prej të cilëve shtate nga mosha 14 deri 17 vjeç.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button