fbpx

U anuluan shfaqjet në ndejën ‘Prite n’shesh’, shkak gjendja me pandeminë

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se janë anuluar performancat live në ndejën ‘Prite n’shesh’ si shkak i gjendjes me pandeminë COVID-19, raporton Kallxo.

“Komuna e Prishtinës ju njofton se duke u bazuar në vendimin nr.01/46 të datës 30.11.2021 të Ministrisë e Shëndetësisë dhe IKSHPK-së për mbajtjen e rregullave të njëjta për parandalimin e përhapjes të variantit të ri të virusit Omicron, anulohen performancat live në aktivitetin e organizuar nga Drejtoria e Kulturës “Prite n’shesh” me qëllim të ruajtjes së shëndetit të përgjithshëm publik”, thuhet në njoftimin e komunës.

Tutje, komuna potencon se aktivitete tjera do vazhdojnë deri në 21:30, kurse bizneset e gastronomisë deri në orën 23:00.

“Gjithsesi, aktivitetet tjera të “Prite n’shesh vazhdojnë deri në orën 21:30, ndërsa bizneset në fushën e gastronomisë do të operojnë deri në orën 23:00”, u tha më tej nga komuna.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button