Tetë vitaminat e domosdoshme për shëndetin e grave

Vitamina B9– Ndryshe njihet si acid folik dhe është shume e dobishme për zhvillimin e sistemit nervor qendror.

Vitaminat janë te dobishme për te gjithë, por ka disa qe duken sikur janë krijuar enkas për femrat.

Organizmi femëror tregon një nevoje më të theksuar për 8 vitamina specifike. Le të shohim se kush janë, ku gjenden dhe perse janë kaq te rëndësishme.

Vitamina A– Ne këtë vitamine kemi te konservuar beta-caroteni. Ai ndihmon ne ruajtjen e eshtrave dhe indeve qe janë një nga pjesët me delikate te trupit femëror, sidomos pas periudhës se menopauzës. Gjithashtu, vitamina A stimulon sistemin imunitar dhe mbron dhe forcon shikimin. Ushqimet me te pasura me këtë vitamine janë qumështi, e verdhe e vezës, perimet me gjethe jeshile, karotat, pjepri dhe portokalli.

Vitamina B6– Kjo vitamine njihet ndryshe me emrin pyridoxine dhe ka nje rol te rendesishem ne forcimin e sistemit imunitar dhe rregullimin e hormoneve. Vitamina B është e dobishme për metabolizmin dhe funksionin e trurit. Ushqimet me te pasura me këtë vitamine janë: mishi i pulës dhe i viçit, tërshëra, misri dhe avokado.

Vitamina B9– Ndryshe njihet si acid folik dhe është shume e dobishme për zhvillimin e sistemit nervor qendror. Kjo vitamine është edhe një nga lendet ushqyese kryesore te ADN-se tone. B9 është veçanërisht e rëndësishme për femrat, sepse ndihmon zhvillimin korrekt te fetusit. Mungesa e acidit folik mund te çoje ne lindjen e një fëmije me defekte, por edhe ne dëmtimin e ADN-se. Ushqimet me te pasura me B9 janë: perimet me gjethe jeshile, frutat, agrumet, bishtajoret, vezët dhe mëlçitë.

Vitamina B12– Cyanocobalamin është e konservuar ne këtë vitamine. Kjo është përgjegjëse për kujtesës dhe gjithashtu rregullon dhe promovon funksionimin e duhur te nervave. Vitamina B12 është e rëndësishme për ndarjen e qelizave, sintezën e proteinave, metabolizmin dhe sigurimin e energjisë nga ushqimi. Ushqime me te pasura ne B12 janë produktet e qumështit, vezët, peshk dhe mish i kuq.

Vitamina C– Me merita te plota është quajtur “super-vitamina” sepse është burimi me i mire i karburantit për sistemin imunitar. Ndikimi i kësaj vitamine është i pranishëm ne shume aktivitete qelizor. Vitamina C ndihmon prodhimin e qelizave te kuqe te gjakut dhe lehtëson transportin e hekurit. Përveç kësaj, vitamina C rrit përqendrimin sepse ndikon ne rritjen e nivelit te norepinephrines ne tru. Ushqimet me te pasura me këtë vitamine janë: kivi, portokalli,limoni luleshtrydhja, patatet dhe brokoli.

Vitamina D– Kjo është vitamina e kockave. Me kalimin e moshës kockat humbasin dendësi dhe kjo shoqërohet me shfaqjen e osteoporozës. Përdorimi i vitaminave D qe ne fëmijëri dhe ne vazhdim parandalon këtë rrezik dhe forcon dhembet. Ndikimi i kësaj vitamine ndjehet edhe gjate ciklit menstrual. Studimet e ndryshme kane vërtetuar se vitamina D luan një rok kyç ne parandalimin e kancerit te zorrës se trashe dhe te artritit reumatoid. Kjo vitamine gjendet kryesisht ne ushqime si: qumështi, veza, peshku dhe këshillohet ekspozimi ne rrezet e diellit sepse ky i fundit ndihmon ne sintezën e kësaj vitamine.

Vitamina E– Është një antioksidant i rëndësishëm për femrat. Ajo ndihmon ne rritjen dhe forcimin e flokëve, riparimin e indeve, mbron trupin nga procesi i plakjes, siguron thonjte te shëndetshme, mbron sytë dhe mëlçinë. Ushqimet ne te cilat mund te gjeni me shumice vitamine E janë pothuajse te gjitha frutat dhe perimet.

Vitamina K – Vitamina K është e rëndësishme sepse kjo ndihmon ne koagulimin e gjakut, gjithashtu ndihmon për te mbajtur kockat e forta si edhe ne parandalimin e sëmundjeve te zemrës. Ushqimet me te pasura me vitaminën K-janë: perimet me gjethe jeshile, brokoli, vaji i sojës dhe vaji peshkut.

Lajme të ngjashme

Back to top button