Zudi Koka u emërua u.d. drejtor i Higjienës Komunale Shkup

Qyteti i Shkupit nëpërmjet një komunikate informoi se Zudi Enezi Koka është emëruar u.d. drejtor i NP Higjiena Komunale Shkup, transmeton Portalb.mk.

“Ai është jurist i diplomuar dhe menaxher i dëshmuar në botën afariste, i cili kompetencat e tija i vë në funksion të punës së suksesshme në NP Higjiena Komunale”, thuhet në kumtesë.

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela gjatë një takimi me gazetarët të mbajtur para disa ditëve, tha se, kjo parti do të udhëheqë me dy drejtori që janë në kuadër të qytetit të Shkupit, konkretisht me një ndërmarrje publike dhe me një institucion.

Sela shtoi se, partia e tij do të kujdeset që të ruhet niveli i përfaqësimit të shqiptarëve në Qytetin e Shkupit.

“Janë bërë biseda dhe jemi në negociata e sipër. Aleanca për Shqiptarët deri tani në momentin që flasim, do të ketë 2 drejtori në kuadër të Qytetit të Shkupit, do të ketë 3 zëvendës drejtorë në kuadër të Qytetit të Shkupit. Natyrisht drejtorë të shkollave të mesme, më duket që janë 4 ose 5, të cilat menaxhohen nga Qytetit i Shkupit. Kuptohet që janë shkolla fillore që menaxhohen nga komuna të tjera në kuadër të Qytetit të Shkupit. Por, me fjalë të tjera, niveli i përfaqësimit të shqiptarëve të Shkupit, Aleanca për Shqiptarët do të ketë kujdes që të ruhet dhe të avancohet”, tha Sela.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button