Australia dhe Zelanda e Re kanë hyrë në vitin 2022

Shtetet e Paqësorit, si Zelanda e Re e Australia janë ndër të parat që hynë në Vitin e Ri 2022.

Në Zelandën e Re fishekzjarrët e ndriçuan qiellin mbi qytetin më të madh, Okland, ndërkaq në Australi festa më e madhe u shënua në Sidnej.

Shumë njerëz në botë po përgatiten të përshëndeten me vitin 2021, i cili u shënua me izolime dhe valë të reja të koronavirusit.

Shteti australian deri tash e ka kontrolluar kryesisht mirë pandeminë me shifra relativisht të ulëta të vdekjeve, por javën e shkuar u shënuan shumë rasteve të reja me koronavirus pas përhapjes së shpejtë të variantit të ri Omicron, transmeton REL.

Por, derisa Omicroni po përhapet gjithandej nëpër botë në shumë shtete në fuqi janë masat e reja kundër përhapjes së pandemisë dhe një numër i madh njerëzit festën do ta kalojnë në shtëpi.

Nata e së premtes në shumë shtete pritet të jetë e qetë pa tubime të mëdha në vende publike.

Derisa SHBA-ja dhe Britania e Madhe po raportojnë shifra rekorde të rasteve të reja me të infektuar me COVID-19, festat në qytete si Parisi, Londra apo Roma janë anuluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button