Shkup, parkim falas në Komunën Qendër për festat e Vitit të Ri

Parkimi në Komunën Qendër gjatë festave të Vitit të Ri do të jetë falas për të gjithë qytetarët, njoftuan dje nga NP Parkingjet e Komunës Qendër (PKQ), transmeton Portalb.mk.

Kështu, me datën 31.12.2021 (e premte) parkingjet e hapura dhe të mbyllura të menaxhuara nga JP Parkingjet e Komunës Qendër do të punojnë deri në ora 15:00, garazhi me kate deri në ora 17:00.

Me datë 01.01.2022 (e shtunë) të gjitha parkingjet e menaxhuara nga NP PKQ do të jenë falas për të gjithë qytetarët e RMV-së.

Pagesa e rregullt për parkim në parkingje dhe dhënia e kontratave në Drejtorinë e NP PKQ do të vazhdojë më datë 03.01.2022 (e hënë) me orar normal të punës.

Gjatë festave të Krishtlindjeve më 06.01. (e enjte) dhe 07.01.2022 (e premte) të gjitha parkingjet e menaxhuara nga NP Parkingjet e Komunës Qendër do të jenë falas për qytetarët. 

Depoja e “merimangave“, shërbimi i NP PKQ do të punojë 24/7 gjatë kohës së festave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button