RMV, mbledhja e të dhënave personale për profilizim dhe marketing digjital përmes aksionit ekologjik për pyllëzim

Gjatë këtij muaji, njëra ndër tre bankat e mëdha në vend zbaton fushatë përmes së cilës, siç është theksuar në kumtesën zyrtare, për çdo deklaratë të dhënë digjitale për pajtueshmëri për shfrytëzim të të dhënave personale për marketing digjital, banka do të sigurojë nga një fidan për ripërtërirje të fondit të pyllit në rajonin e Maleshevës, rajon i cili këtë vit u shkatërrua nga zjarri, transmeton Portalb.mk.

Në kumtesën e bankës thuhet se, nxitet vetëdija ekologjike te qytetarët me atë që marrin pjesë në pyllëzimin ndërsa me deklaratën e tyre digjitale për pajtueshmëri, shmangin edhe formularët e letrës.

Gjithashtu, në kumtesë theksohet se fushata promovuese është në pajtueshmëri me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale.

Megjithatë, fushata përmes së cilës pjesëmarrësit lejojnë shfrytëzimin e të dhënave të tyre personale për marketing direkt është dizajnuar të jetë konfuze edhe në aspektin komunikativ edhe nga aspekti i respektimit të duhur të të drejtës për harmonizim për përpunimin e të dhënave personale.

Sipas bankës, procedura për pjesëmarrje është e thjeshtë, por nëse dikush dëshiron të marrë pjesë do të shohë se nuk është vetëm me një klik.

Elena Stojanovska, eksperte për mbrojtjen e të dhënave personale, me të cilën Meta.mk e analizoi fushatën, thotë se informata e parë se me çdo deklaratë të dhënë për marketing direkt, klienti merr pjesë në pyllëzim që në çdo mënyrë jep ndjesinë se i “tregtojmë” të dhënat tona personale për çdo qëllim tjetër dhe jo vetëm që të marrim informata nga ana e bankës.

Më pas, pas klikimit të parë në ueb faqen e bankës që të mësojmë më shumë, informata e ardhshme që e marrin është se pajtueshmërinë e japin edhe të marrim oferta personalizuese, të përshtatshme për ne dhe interesat tona.

“Kjo do të thotë se nuk është vetëm marketing direkt në çështjen por edhe profilizim. Sipas Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale, nuk është e lejuar me një pajtueshmëri të kryhet edhe marketing direkt edhe profilizim. Një klient mund të dëshirojë të marrë porosi për risitë, por nuk dëshiron të ndiqen transaksionet e tij që të vlerësohet ku harxhon më së shumti, me çfarë dinamike harxhon dhe ngjashëm”, tha Stojanovska.

Sipas saj, moment tjetër kontestues është informata se porositë do t’i marrim në të gjitha kanalet komunikuese të cilat i ka banka për ne, që është gjithashtu në kundërshtim me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale.

Stojanovska sqaroi se, klienti duhet të ketë zgjedhje në cilin kanal të komunikimit dëshiron të marrë porosi për marketing direkt dhe jo sipas rregullës të marrë porosi në të gjitha kanalet dhe pajisjet e mundshme që i përdor.

“Mënyra e dhënies së pajtueshmëri është problematike sepse, nuk lë hapësirë për zgjedhje, ndërsa ajo nuk guxon të jetë rast ku baza e vetme për përpunim të të dhënave personale është pajtueshmëria e klientit. Ndërkohë, të dhënat që banka i kërkon në formën e dhënies së pajtueshmërisë janë numri amë, katër shifrat e fundit të kartelës, muaji dhe viti i skadimit dhe numri i telefonit, që është vëllim i informacioneve që nuk i përgjigjet qëllimit, nëse qëllimi është vetëm marketing digjital”, tha Stojanovska.

Duke pasur parasysh se, klienti mund ta tërheqë pajtueshmërinë në çdo kohë, ndërsa banka është e obliguar menjëherë pas tërheqjes t’i fshijë të dhënat e klientit dhe ta ndërpresë atë përpunimi, një aktivitet i këtillë i bankës, sipas Stojanovskës, në mënyrë të pashmangshme do të shkaktojë shqetësim.

“Klienti ndoshta do të dëshiron të mos jetë i profilizuar, por megjithatë, do të dëshirojë të marrë informata të përgjithshme nga banka, por nuk do të mund t’i marrë ato sepse pajtueshmëria e vendosur në këtë mënyrë ka të bëjë edhe me marketingun direkt dhe me profilizimin. Banka mund t’i rregullojë pajtueshmëritë siç është e rregulluar ajo me ligj, ndërsa pasi ta bëjë ata, të bëjë edhe ndryshime në pjesën e politikës për privatësi dhe të vendosë formularë me të cilin klientët do të mund të kërkojnë tërheqjen e pajtueshmërisë”, tha Stojanovska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button