fbpx

Mediat greke: Fitore e madhe për partinë e Gruevskit në zgjedhjet lokale në Maqedoni

Partia qeveritare VMRO-DPMNE e Nikolla Gruevskit korr fitore të madhe në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale në Maqedoni, me çka e konfirmoi dominimin në skenën politike në vend, derisa partia kryesore opozitare e Branko Cërvenkovskit u përball me humbje të dhimbshme.

Këtë sot e lajmërojnë të gjitha mediat greke, duke raportuar për rezultatet e zgjedhjeve të djeshme lokale në Maqedoni, lajmëroi korrenspondenti i MIA-s nga Athina.

“Naftembokiri” lajmëron se fitoren e VMRO-DPMNE-së e ka kumtuar Nikolla Gruevski pas mesnate duke informuar se kandidatët e partisë kanë fituar në rrethin e parë në më së paku 25 komuna”, ndërsa kanë përparësi në 30 komuna ku do të mbahet rrethi i dytë i votimit pas dy jave më 7 prill.

Të gjitha mediat transmetojnë se Gruevski ka shpresuar kënaqësi që procesi zgjedhor ka kaluar pa probleme, në atmosferë të qetë dhe demokratike, dhe në këtë mënyrë vendi ka bërë hap të rëndësishëm përpara në raport me integrimet euroatlantike.

“Partia qeveritare e Nikolla Gruevskit (VMRO-DPMNE) dominonte në rrethin e parë të zgjedhjeve të djeshme në 81 komuna në Maqedoni, derisa partia kryesore opozitare e Branko Cërvenkovskit përjetoi humbje dhe u ankua në parregullsi”, lajmëroi televizioni “Mega”.

Televizioni shton se sipas rezultateve të deritanishme derisa zgjat hetimi për ankesat e opozitës për zgjedhjet e djeshme, për opozitën janë të hapura të gjitha mundësitë duke e përfshirë edhe mospjesëmarrjen në rrethin e dytë të zgjedhjeve.

“Proto tema” përqendrohet në “ankesat e liderit të LSDM-së sipas tij zgjedhjet e djeshme janë ndjekur me shumë parregullsi dhe prishje të procesit zgjedhor.

“Partia qeveritare VMRO-DPMNE e Nikolla Gruevskit, e cila dominonte në rrethin e parë të djeshën në zgjedhjet lokale, duke i komentuar deklaratat e liderit të partisë opozitare kryesore kumtoi se ato janë gjest për panikë nga ana e Cërvenkovskit, të cilin e akuzoi se kërkon pretekst ta arsyetojë humbjen e rëndë të opozitës në zgjedhjet e djeshme lokale” shkruan “Proto tema”./portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button