Po shtohen meteorët që vizitojnë tokën

Kalimi i meteorëve mbi planetin tokë  janë bërë fenomen tashmë. Çdo 2-3 ditë kalon një i tillë. I fundit që ka fituar një vëmendje të madhe, ka qenë në qiellin e Nju-Jorkut, në datë 22 mars, në orën 08:00 sipas orës lokale. Njerëz të ndryshëm e kanë filmuar këtë asteroid. Sipas asaj që thuhet dhe shihet nga videoja, asteroidi është me gjerësi 1 metër. Asteroide të tilla hyjnë në planetin tokë çdo 2-3 ditë raportohet nga NASA. 

Dëshmitarët  që e kanë filmuar meteorin,  thonë se ishte me ngjyra të ndezura, si një hënë e plotë. Lajmi për asteroid është komentuar shumë nga përdoruesit e rrjeteve sociale. Ky është i fundit në një seri meteorësh që kanë vizituar planetin tonë. Kujtojmë se në Rusi, më 15 shkurt një shi meteorësh goditi rajonin Chelyabinsk, dhe disa orë më vonë një  asteroid 40 metra i gjerë, “2012 DA14” kaloi në afërsi të planetit. Një ditë më vonë një asteroid shpërtheu në Kubë, dhe një tjetër u dallua në qiellin e Kalifornisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button