Kryeministri i ardhshëm Kovaçevski paralajmëroi fokus në ekonominë, efikasitet të institucioneve dhe ndershmëri (VIDEO)

Lideri i LSDM-së dhe mandatari për Qeverinë e re, Dimitar Kovaçevski, në fjalimin e fundvitit drejtuar qytetarëve, paralajmëroi se në vitin 2022 ai dhe ekipi i tij “hyjnë të motivuar në fillim të ri” dhe se do të punojnë në përmirësimin e standardit jetësor, transmeton Portalb.mk.

“Viti 2022 do të jetë vit i sfidave të reja, veçanërisht në pjesën e energjetikës dhe pandemisë me koronavirusin, por do të jetë edhe vit i sukseseve të përbashkëta në planin shoqëror, social dhe para së gjithash ekonomik. Me fokus në ekonominë, efikasitetin e institucioneve, përgjegjësi dhe ndershmëri që të përmirësojmë standardin jetësor të qytetarëve. Paga minimale duhet të vazhdojë të rritet, ndërsa me atë do të rriten edhe paga mesatare, pensionet, derisa papunësia edhe më tej bie. Atë do ta arrijmë me punë përgjegjëse dhe të përkushtuar, së bashku me ekipin tim dhe së bashku me ju qytetarë”, porositi Kovaçevski.

Lideri i ri i LSDM-së dhe mandatari pretendon se, ardhmëria e vendit është në BE dhe se nuk do të dorëzohet nga ai synim. Ai tha se do të punojnë për përmbushjen e këtij qëllimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button