Qeveria e RMV-së e mbajti seancën e 131-të, ja çfarë vendime u morën

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme të 131-të e solli Programin për mbrojtje të konsumatorëve të energjisë me të ardhura të ulëta për vitin 2022, njofton Portalb.

Siç kumtojnë nga pres-qendra qeveritare, me këtë program definohen konsumatorët të cilën bëjnë pjesë në këtë kategori, masat për mbrojtje të cilat ndërmerren, mënyrat për realizim të masave, masat që i ndërmarrin operatorët e sistemeve për distribuim të energjisë, masat që i ndërmarrin furnizuesit me obligim për sigurim të shërbimit publik, gjegjësisht shërbim universal në furnizimin me energji, dhe mjetet e nevojshme dhe burime për financim.

Sipas Programit, Konsumator me të ardhura të ulëta është amvisëria e cila shfrytëzon ndihmë të garantuar minimale dhe realizon shtesë në të holla për shkak të mbulimit të një pjese të shpenzimeve për konsumim të energjenseve në amvisërinë në pajtueshmëri me Ligjitn për mbrojtje sociale dhe në të cilin jeton personi në gjendje të rrezikut social (amësi, sëmundje, vjetërsi, lëndim dhe kufizime).

Për mbrojtje të konsumatorëve me të ardhura të ulëta janë paraparë masat vijuese:

-Mbështetje direkte financiare për konsumatorët e energjisë të kategorive sociale si shtesë në të holla për shkak të mbulimin të një pjese të shpenzimeve për konsumim të energjenseve në amvisëri në muajt nga tetori deri në mars.

-Mbështetje financiare për persona me të ardhura të ulëta në qoftë se të ardhurat e tyre mujore nuk e tejkalojnë neto të ardhurat edhe atë: për një person deri në 15.194 denarë; për amvisëri me dy anëtarë deri më 18.000 denarë; për amvisëri deri në tre anëtarë deri më 21.000 denarë; për amvisëri me katër anëtarë deri më 25.000 anëtarë; dhe për amvisëri me pesë anëtarë dhe më shumë anëtarë deri më 30.000 denarë. Këta persona do ta realizojnë të drejtën përmes shpalljes publike të cilin do ta publikojë Ministrinë e Ekonomisë.

Mbëdhtetja financiare do të paguhet 12 muaj me të drejtë të uljes së faturës mujore për energji elektrike të shpenzuar në vlerë prej 600 denarë, llogaritur nga dita e parashtrimit të kërkesës.

Për Konsumatorët e kategorive sociale shfrytëzojnë ndihmë të garantuar minimale dhe realizojnë shtesë financiare për shkak të mbulimit të shpenzimeve për konsumim të energjenseve në amvisëri dhe janë të parapara edhe masa shtesë që i ndërmerr operatorit i sistemit për distribuim të energjisë, siç janë lirimi nga detyrimet për pagesë të kompensimit për kyçje të sërishme, shpenzimet për verifikim të jashtëzakonshëm të pajisjes matëse, si dhe masa të tjera të ngjashme.

Për realizim të këtij Programi janë siguruar mjete në vlerë prej 60.000.000 denarë dhe do të zbatohet nga 1 janari i vitit 2022.

Qeveria sot  e shqyrtoi dhe miratoi Informatën për miratim të dokumentacionit të tenderit për fazë të dytë në procedurë për ndarje të koncesionit për shfrytëzim të ujit për prodhim të energjisë elektrike nga hidrocentralet në Lumin e Zi.

Në pajtueshmëri të rezultateve nga faza e parë, 9 nga 10 kompanitë e paraqitura i kanë përmbushur kushtet nga parakualifikimit dhe me këtë përfituan të drejtën të dorëzojnë oferta për fazën e dytë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button