MSH: Nuk është konfirmuar se në Strugë ka omikron

Me sekuencionim të virusit SarsCoV2 deri më tani lloji omikron është detektuar vetëm tek një pacient i cili në shtet para pak ditësh është kthyer nga Britania e Madhe, informon sonte Ministria e Shëndetësisë, duke theksuar se konfirmim të prezencë të llojit të koronavirusit kryhet vetëm me sekuencionim, ndërsa PCR testimi mund jetë vetëm indikacion, por jo edhe konfirmim se pacienti është infektuar me llojin omikron të Kocid-19, reagojnë nga MSH ndaj informacioneve se në Strugë është konfirmuar rasti i parë me Omikron, njofton Portalb.

“Deri më tani PCR testeve tek tre pacientë pozitiv të Kovid-19 është detektuar S-gene dropout, por nuk nuk është kryer sekusencionim, gjegjësisht nuk ka konfirmim se janë të infektuar me omikron. Testimet u janë bërë në spital privat, ndërsa bëhet fjalë për pacientë nga Prilepi, Velesi dhe Struga. Pacientëve u është bërë anketë epidemiologjike dhe në pajtueshmëri të protokolleve në izolim janë vendosur personat me të cilët kanë qenë në kontakt”, shtohet në kumtesë.

Ministria e Shëndetësisë njëherit apelon për përmbajtje dhe dhënie të deklaratave paushalle dhe informatave të pakonfirmuara, të cilat i sjellin qytetarët i sjellin në huti dhe përhapin panikë midis popullatës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button