fbpx

(UPDATE) 57.756 vota është dallimi mes BDI dhe PDSH

Dallimi mes BDI dhe PDSH është 57.756 vota.

Në zgjedhjet lokale 2013, Bashkimi Demokratik për Integrim ka fituar 134.690 vota në nivel republikan.

Partia Demokratike Shqiptare e Menduh Thaçit, ka grumbulluar gjithsej 76.934 vota.

Rilindja Demokratike Kombëtare e Rufi Osmanit, renditet e treta me 28.369 vota. 

Këto vota janë mbledhur bazuar në të dhënat zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

Ndryshe, BDI-ja ka fituar 12 komuna, 8 në raundin e parë:Kërçovën, Dibrën, Çairin, Sarajin, Likovën, Zhelinën, Bogovinën dhe Pllasnicën. Në raund të dytë do të garojë në Tetovë, Gostivar, Haraçinë, Studeniçan, Tearcë, Vrapçishtë, Bërvenicë dhe Dollnen.

PDSH në raundin e dytë shkon me Strugën, Tetovën dhe Tearcën.

RDK-ja, shkon në balotazh me Komunën e Gostivarit.

VMRO DPMNE në raundin e parë fitoi 25 komuna, ndërsa LSDM-ja vetëm 5. Për Qytetin e Shkupit në raund të dytë do të garojnë kandidatët e VMRO DPMNE-së dhe LSDM-së. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button