Shkup, viti 2021 jo i mirë për qytetarët, pak optimizëm për vitin 2022

Qytetarët e Shkupit e vlerësojnë vitin 2021 si një vit shumë të vështirë dhe jo të mirë për ta. Pandemia, pasiguria politike, rritja e çmimeve dhe kriza energjetike duket sa kanë ndikuar ndjeshëm në jetën e qytetarët. Në një anketë të realizuar nga Portalb.mk, qytetarët vlerësojnë se në mesin e qytetarëve po mbizotëron papunësia dhe krizë financiare. Sa i përket vitit 2022, shumica e qytetarëve nuk janë optimist se gjërat do të përmirësohen dhe jeta do të ndryshojë për të mirë. Ata vlerësojnë se do të jetë një vit i ngjashëm si ky, me jo stabilitet politik dhe brengat e qytetarëve do të vazhdojnë. Megjithatë, ka dhe prej tyre që shpresojnë se viti 2022 do të sjell ditë më të mira për qytetarët.

Për më shumë ndiqni anketën e përgatitur nga Portalb.mk.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button