Është konfirmuar rasti i parë me omikron në Strugë

Është konfirmuar rasti i parë me omikron, lloji i ri i Kovid-19 në Strugë, informoi për MIA-n epidemiologu nga Qendra për Shëndet Publik Jovanka Strullakova-Koroveshoska, njofton Portalb.

Bëhet fjalë për një rast asimptomatik tek një person më i moshuar, i vaksinuar me dy doza “Fajzer”.

“Personi për momentin është në izolim, PCR test ka bërë para një jave për shkak të udhëtimit jashtë shtetit. Gjatë skriningut doli se është pozitiv ndaj Kovid-19, ndërsa sot morëm konfirmim se bëhet fjalë për llojin e ri omikron”, deklaroi Strullakova-Koroveshoska.

Sipas listës anketuese, theksoi se personi nuk e di se prej nga është infektuar, ndërsa si kontakte i ka përmendur anëtarët e familjes më të ngushtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button