Etrit Berisha ndiqet nga Fulham!

Forma e shkëlqyer e treguar në takimet e fundit me Kombëtaren shqiptare, veçanërisht kundër Norvegjisë, ka bërë që të shtohet interesimi i skuadrave për të nënshkruar me Etrit Berishën.

Portieri prishtinas dhuroi disa pritje fantastike në fitoren 1:0 të ‘kuqezinjve’ kundër norvegjezëve, ndërsa mediat italiane kanë bërë të ditur se ato pritje u panë ‘live’ nga disa vëzhgues të Fulhamit. Siç ka njoftuar ‘tuttomercatoweb.com’, Berisha është vëzhguar në takimin e fundit nga skuadra londineze, e cila edhe më parë ka shprehur interesim për portierin prishtinas.

Madje, Etriti gjatë vitit të kaluar kaloi disa ditë në Londër, mirëpo problem për të është sigurimi i lejes së punës. Për këtë arsye, portieri kosovar ka aplikuar për t’u pajisur me pasaportë suedeze dhe posa ta fitojë nënshtetësinë e Suedisë do ta ketë më të lehtë largimin nga Kalmari. Kontrata e tij me këtë klub skadon në dimrin e këtij viti.

Lajme të ngjashme

Back to top button