RMV, 42 vjeçari u akuzua për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Një 42 vjeçar është akuzuar nga Prokuroria në lidhje me keqpërdorimin e pozitës zyrtare – ofiqar te Librat Amë në Gostivar, transmeton Portalb.mk.

Ai në kundërshtim me rregulloret e gjendjes civile, si zyrtar ka dhënë certifikatë të kurorëzimit dhe tri certifikata të lindjes, duke qenë i vetëdijshëm që personi që i ka marrë nuk është i autorizuar.

Aktakuza bazohet në nenin 352, paragrafin 1 në lidhje me nenin 45 nga Kodi Penal, në lidhje me keqpërdorimin e pozitës zyrtare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button