Maqedonia e Veriut regjistroi ulje të numrit të punëtorëve derisa u rrit prodhimi industrial

Në nëntor u regjistrua ulje e numrit të punëtorëve ne Maqedoninë e Veriut në krahasim me nëntorin e vitit të kaluar, përkundër asaj se në këtë periudhë u regjistrua rritje e prodhimit industrial, transmeton Portalb.mk.

Enti Shtetëror për Statistika sqaroi që për 3.6 përqind është ulur numri i të punësuarve në industri në krahasim me nëntorin e kaluar, derisa për 4.7 % është rritur prodhimi industrial. Rënie e numrit të punësuar më së shumti vërehet në Miniera dhe gurorë është ulur numri i punësuarve për 6.4%.

“Shikuar sipas sektorëve, prodhimi industrial në sektorin Miniera dhe gurorë gjatë muajit nëntor të vitit 2021, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit paraprak, shënon rritje për 7.4 %, në sektorin Industria përpunuese shënon rritje për 3.9 %, ndërsa në sektorin Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar shënon rritje për 3.6 %”, njoftojnë nga Enti.

Për 2.3 përqind është regjistruar ulje e të punësuarve në periudhën janar-nëntor në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar; derisa rritja në prodhim është për 2.1 përqind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button