KSHZ: VMRO-DPMNE-ja fitoi në Shkup dhe 54 komuna, BDI-ja në 12, LSDM-ja në shtatë, PDSH-ja në një

Koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja në zgjedhjet e djeshme lokale fitoi më së shumti vota në 54 komuna, koalicioni i LSDM-së në shtatë, BDI në 12, PDSH, Partia Përparimtare serbe në Maqedoni, Rilindja Demokratike Kombëtare, Partia Demokratike e Turqve dhe Lidhja e Romëve në nga një, ndërsa në dy komuna fituan kandidatë të pavarur.

Rezultatet janë marrë nga të dhënat e përpunuara nga 97,48 për qind nga numri i përgjithshëm i vendvotimeve. Jehona e votimit është 67,06 për qind.

Në Qytetin e Shkupit janë numëruar votat e 90,11 për qind të vendvotimeve. Jehona është 63,77 për qind. Më shumë vota fitoi Koce Trajanovski 49,41 për qind, Jani Makraduli 28,81 për qind të votave, ndërsa Artan Grubi 12,35 për qind./portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button