Conte: Bayerni më i mirë i të gjitha kohërave

Trajneri i Juventusit, Antonio Conte, pasi u mposht nga Bavarezët në të dy ndeshjet me rezultat përfundimtar 4-0, deklaroi se ky është Bayerni më i mirë i të gjitha kohërave.

“Mendoj se ekipi më i mirë shkoi më tutje, këtë e dëshmuan në të dy ndeshjet. Ky ekip ka punuar që një kohë të gjatë bashkë dhe gjithmonë ka arritur në fazat e fundit. Ata janë krijuar për të fituar, kështu që mendoj se nuk është absurde të them që ky është Bayerni më i mirë i të gjitha kohërave”.

“Ata të gjitha janë shumë të fuqishëm, punojnë shumë dhe e bëjnë këtë me kualitet. Në futboll duhet të jeni të ndershëm dhe ta ulni kapelën kur takoni ekipe më të forta”, tha Conte për Mediaset. 

Lajme të ngjashme

Back to top button