Mesazhi i fundvitit, Talat Xhaferi bëri thirrje për dialog politik konstruktiv në vitin 2022

Kryetari i Kuvendit në video-fjalimin e sotëm në prag të vitit të ri bëri thirrje për konstruktivitet dhe dialog në vitin 2022, transmeton Portalb.mk.

“Është i rëndësishëm që dialogu, kryqëzimi i argumenteve dhe beteja për ndryshimin dhe përmirësimin e dispozitave ligjore për lehtësimin e jetës së qytetarëve të bëhet brenda shtëpisë së demokracisë. Të gjithëve na bashkon Republika e Maqedonisë së Veriut dhe duhet të ndërtojmë marrëdhënie për besim të ndërsjellë, respekt mes nesh brenda dhe jashtë me fqinjët tanë”, porositi Xhaferi.

Kryeparlamentari shprehu shpresë se viti i ardhshëm do të jetë më i mirë se ky, i cili, siç tha ai, ishte i mbushur me sfida dhe tragjedi.

“Më duhet të pranoj se me padurim dhe një dozë të madhe optimizmi jam i inkurajuar që viti 2022 nuk do të jetë në asnjë segment si ky. Për fat të keq, nuk mund të themi se ishte i lehtë, as i suksesshme. Përkundrazi, ishte një vit i vështirë, plot sfida, pengesa, më i trishti nga të gjithë, në të cilin, paralelisht me dëmtimin shëndetësor, ekonomik dhe të shëndetit mendor në nivel global, të shkaktuar nga pandemia kovid-19. Në vitin 2021 kishim zgjedhje të rregullta lokale, pas të cilave ka pasur një periudhë të pasigurt të jetës politike në vend, e cila nga ana tjetër ka shkaktuar funksionalitet të pjesshëm të institucioneve vendore”, tha kryetari i Kuvendit.

Xhaferi qytetarëve iu uroi shëndet dhe suksese në vitin e ardhshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button