Prej sot është lëshuar në funksion teleferiku në Vodno, në kabinë mund të hyjnë vetëm 4 persona

Prej sot është lëshuar sërish teleferiku nga Vodno e mesme deri te Kryqi i mijëvjeçarit në Vodno. Teleferiku nuk funksiononte që nga marsi i kaluar për shkak të pandemisë kovid-19. Siç thonë nga NTP “Shkup”, është zhvilluar një protokoll pune sipas të cilit në një kabinë mund të hipin vetëm 4 persona, që është gjysma e kapacitetit, transmeton Portalb.mk.

“Në periudhën e kaluar janë kryer të gjitha procedurat e nevojshme për vënien në funksion të teleferikut nga pikëpamja teknike dhe e sigurisë. Në periudhën e kaluar është kryer kontroll i rregullt vjetor nga një institucion i autorizuar, monitorim nga Inspektori Shtetëror për teleferikët, si dhe kontroll i rregullt teknik. Teleferiku është sërish funksional dhe shkupjanët mund ta shfrytëzojnë”, tha drejtori i NTP “Shkupi” Ivan Ilievski.

Nga e shtuna do të qarkullojnë linjat falas të autobusëve 25A dhe 25B, të cilët do të shkojnë në Vodno të mesme, kurse janë futur në përdorim për të dekurajuar lëvizjen me vetura në mal.

Teleferiku do të funksionojë çdo ditë me përjashtim të çdo të hëne dhe të martës së fundit të muajit. Linjat e autobusëve gjatë fundjavës dhe gjatë festave janë pa pagesë për të gjitha kategoritë e udhëtarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button