RMV, nxënësit prej sot në pushim dimëror tre-javor

Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme dje përfunduan gjysmëvjetorin e parë të vitit shkollor. Prej sot janë në pushim dimëror tre-javorë, transmeton Portalb.mk.

Sipas kalendarit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, ata janë paraparë që të rikthehen në mësim më 20 janar, përkatësisht atëherë do të fillojë gjysmëvjetori i dytë.

Paraprakisht, ministrja e Arsimit Mila Carovska tha se për momentin nuk ka nevojë për vazhdimin e pushimit dimëror, pasi autoritetet vlerësojnë se gjendja epidemiologjike është stabile.

Ajo në disa raste ka informuar se përqindja e rasteve të reja pozitive nuk është rritur më shumë se 0.03 për qind, kurse përqindja e rasteve aktive me kovid-19 tek nxënësit me prezencë fizike në gjysmëvjetorin e parë nuk ka kaluar 0.3 për qindshin, sipas të dhënave të siguruara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës e cila i mbledh çdo ditë nga të gjitha shkollat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button