Qeveria harron premtimet për spitalin e Strugës

Nevoja për ndërtimin e një Spitali të ri në Strugë apo rikonstruimin e këtij ekzistuesit është imediate dhe e domosdoshme në funksion të një shërbimi më cilësor ndaj pacientëve nga rajoni i Strugës dhe qyteteve fqinje ngren shqetësim uniformat e bardha. Ata, të thonë se pavarsisht shërbimit cilësor që marrin pacienëtët, është e domosdoshme që të bëhet rinovimi gjeneral i godinës ekzistuese ose të ndërtohet një i ri sepse kushtet e tanishme në Spitalin e Strugës nuk janë ato që duhet të jenë të një qendre rajonale spitalore ku trajtohen pacientë nga i gjithë jugperëndimi i Maqedonisë apo nga qytetet fqinje të Shqipërisë, njofton Strugalajm.

Mentor Ibraimi, drejtor i Spitalit të Strugës konfirmon se në vazhdimësi ka kërkuar nga dikasteri i shëndetësisë që me prioritet të shoh mundësinë që të investoj në Strugë, ose në renovimin e këtij ekzistuesit dhe ndërtimin e disa ambienteve shtesë ose të ndaj mjete për ndërtimin e një Spitali të ri. Deri tani, sipas Ibraimit pavarsisht këtyre kërkesave të përsëritura, nuk ka asgjë të re në këtë drejtim dhe nuk ka indicje se dicka do të ndryshoj në të ardhmen e afërt.

” Në realitet ndërtimi i një Spitali të ri në Strugë, është i domosdoshëm sepse ky ekzistuesi nuk plotëson kushtet e një qendre spitalore ku shërbim dhe kujdes shëndetësor  marin një pjesë e madhe e banorëve jo vetëm nga Struga, por edhe nga Kërcova,Dibra dhe qytete të tjera të vendit. Në këtë drejtim ka pasur edhe premtime nga titullar të Shëndetësisë, gjatë vizitave në Spitalin e tonë se me proritet do të shihet mundësia që të investohet në ndërtimin e një Spitali të ri në Strugë . Ndërkohë, deri tani këto premtime nuk po konretizohen në teren dhe kjo gjë duhet të ndryshoj sepse kapacitetet dhe ambientet i kemi të kufizuara ” thekson drejtori i Spitalit të Strugës Mentor Ibraimi.

Ndërkohë, në lidhje me këtë problematik në opinionin strugan përfolet se pas investimeve dhe ndërtimit të Spitalit të ri në Ohër, i cili është drejt finalizimit nuk ka interes nga shteti për ndërtimin e një Spitali të ri në Strugë.Sipas, këtyre pretendimeve edhe në drejtimin e Spitalit po ndiqet praktika e sportelizimit që u ndoq me një sërë institucione shtetërore në Strugë në llogari të Ohrit.

Lajme të ngjashme

Back to top button