Seancë e jashtëzakonshme në Komunën e Tetovës, do të diskutohet PDU e bllokut 57 A “Shik Jellak”

Komuna e Tetovës sot në ora 12 ka thirrur seancë të jashtëzakonshme të Këshillit Komunal. Portalb.mk mëson se në këtë seancë do të diskutohet revidimi i Planit Detal Urbanistik (PDU) të bllokut 57 A të fabrikës “Shik Jellak”, e cila në seancën e katërt para dy ditëve nuk arriti ta fut këtë pikë në rend dite, pasi pozitës i mungoi një votë gjegjësisht kur u votua kjo pikë për t’u futur në rend dite mungoi këshilltarja Besija Iljazi nga Lëvizja Besa. Ndërsa kjo shkaktoi “përplasje” mes  “Më mirë për Tetovën” dhe Lëvizjes Besa, shkruan Portalb.mk.

Rikujtojmë që kjo pikë u propozua nga kryetari i komisionit për urbanizëm Hamdi Sulemani, këshilltar nga “Më mirë për Tetovën”, dhe pasi kjo nuk kaloi ai u shpreh se mungesa e këshilltares ishte e qëllimshme dhe kështu tha se mos ndoshta udhëheqsia e re ka ndonjë interes nga kjo pikë.

Nga ana tjetër, kryetari i komunës Bilall Kasami, mungesën e këshilltares e arsyetoi se ka qenë në spital në ato momente, si dhe ai përkushtimi i tij si kryetar është që  të revidohet ai plan dhe nga fillimi të rinisin të gjitha proceduar që parashihen me ligj.

Ndryshe, Komuna e Tetovës gjatë mandatit të dytë të Teuta Arifit ndryshoi tërësisht planin detal urbanistik të bllokut urban 57A  që më pas u “përgatit” shitja e pronës “Shik Jellak” biznesmenit kontrovers serbo-malazez, Miodrag Daka Davidoviq me mbështetje të këshilltarëve të atëhershëm nga BDI, LSDM dhe ASh. Edhe pse kjo është diçka e rëndësishme, komuna ka qenë shumë jotrasnaprente në të gjithë këtë procedurë duke mos dhënë informacione të sakta se çfarë planifikohet të ndërtohet aty. Davidoviq për opinionin në RMV është i njohur prej bisedave të publikuara gjatë periudhës para zgjedhjeve parlamentare, ku përmendet edhe puna në lidhje me Shik Jellakun- Tetovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button