fbpx

Zhernovski: nëse qytetarët duan largimin e përmendoreve, i dislokoj

Nëse qytetarët në referendum vlerësojnë se është i nevojshëm dislokimi i përmendoreve në qendër të qytetit, me kënaqësi do ta bëj këtë, ka thënë Andrej Zhernovski, kryetari i ri Komunës Qendër në një intervistë për ‘Utrinski vesnik’.

I pyetur për idenë paraprake se në fillim të fushatës kishte paralajmëruar dislokim të disa përmendoreve të projektit Shkupi 2014, çfarë do të bëjë, Zhernovski me përgjigje:

‘Unë i respektoj të gjitha porositë, edhe pse dihet se cila porosi prej nga vjen. Por, të mos harrojmë, në këto zgjedhje fitoi platforma e cila paralajmëroi dislokim të përmendoreve. Gjithsesi, qëndrimi im për përmendoret është i qartë, dhe se nuk na duhen, sepse e fyejnë kryeqytetin. Por unë nuk do të punoj vetëm me logjikën time personale politike. Për këtë shkak, së pari do të konsultohem me opinionin profesional i cili nuk është pyetur deri tani fare, e pastaj do i pyes edhe qytetarët. Është i mundur realizim i referendumit për të ardhmen e përmendoreve. Nëse qytetarët vlerësojnë se nevojitet dislokim, me kënaqësi do e bëj atë’ ka thënë Zhernovski në intervistë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button