Grupi “Nokaut”, Naum Petreski dhe Zuica Lazova do të këndojnë në sheshin e Shkupit për pritjen e Vitit të Ri

Grupe dhe këngëtarë vendor do të këndojnë pritjen e Vitit të Ri në sheshin Maqedonia në Shkup. Siç informuan sot nga Qyteti Shkupit, programi në shesh do të fillojë në orën 21, ndërsa do të këndojnë grupet “Puka kozmetika”, “DNK” dhe “Nokaut”, këngëtarët folklorik Naum Petreski dhe Zuica Lazova, si dhe dj Sllave, transmeton Portalb.mk.

“Tre kompani me përgjegjësi shoqërore morën guximin që gjatë kohës së krizës ekonomike dhe energjetike, të kontribuojnë për organizimin e pritjes solemne të Vitit të Ri”, thanë nga Qyteti i Shkupit.

Këtë vit dekorim të Vitit të Ri ka vetëm në një pjesë të qytetit dhe me shumë pak dekorime për dallim nga vitet e kaluara, sepse kryetarja Danella Arsovska ka ndërprerë marrëveshjen prej 240.000 euro me kompaninë “Link media plus”. Më pas, tha se janë dakorduar me kompani me përgjegjësi shoqërore që qyteti të dekorohet falas, por edhe pse ajo ishte paralajmëruar se do të ndodhë më 10 dhjetor, bredhi ndriçoi më 20 dhjetor.

Në shesh po organizohet edhe treg i Viti të Ri “Winterland”, për të cilin nga buxheti janë harxhuar 33.000 euro.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button