Rryma në RMV do të shtrenjtohet, por jo më shumë se 20%

Sot do të dihet çmimi i ri i rrymës elektrike, deklaroi kryetari i Komisionit Rregullator të Energjetikës, Marko Bislimovski në emisionin “Magazina ekonomike” në Alsat, njofton Portalb.mk.

Ashtu siç sqaroi Bislimovski, rryma do të shtrenjtohet, por jo në mënyrë drastike dhe me atë nënkupton se nuk do të jetë mbi 20%.

“Rritje drastike nuk do të ketë, pasi që ajo nuk është zgjidhje e problemit. Me rritje drastike të çmimit nuk do të përmirësohet situata, do të përkeqësohet, pasi që do të ulet përqindja e pagesës dhe ajo nuk është qëllimi. Qëllimi është që ta mbajmë sistemin stabil, aq sa mundemi në këso kushte të krizës energjetike në tërë Evropën. Gjithçka që është mbi 20% në pjesën e rrymës elektrike është rritje drastike”, deklaroi Bislimovski.

Ai foli edhe për kërkesën e BEG që të çmimi i ngrohjes qendrore në Shkup të rritet për mbi 300%. Sipas tij, nuk do të pranohet në tërësi kërkesa e BEG dhe se rritja drastike nuk do ta zgjidh problemin.

“Rritja drastike e çmimit të ngrohjes qendrore nuk është zgjidhje. Në atë rast, me të drejtë një pjesë e madhe e shkupjanëve do të shkyçeshin nga ngrohja qendrore dhe do të kyçeshin në sistemin për rrymë elektrike. Kjo do të –sillte probleme serioze pasi që rrjeti shpërndarës në pjesët e Shkupit, ku ka ngrohje qendrore, nuk është i përgatitur që të pranojë rritje të madhe të harxhuesve, a me atë do të përkeqësohej edhe furnizimi me rrymë elektrike”, tha Bislimovski.

Ndryshe, vendi, ashtu sikur rajoni dhe bota po ndodhet në krizë energjetike. Për shkak krizës shtetet evropiane kanë filluar të ndërmarrin masa. Spanja ka miratuar masa urgjente për të zvogëluar faturat e energjisë, Greqia do të ofrojë subvencione për shumicën e familjeve deri në fund të vitit, për t’i bërë kostot e energjisë elektrike më të përballueshme, Italia mund të rishikojë mënyrën e llogaritjes së faturave të energjisë elektrike, në Gjermani, çmimet e energjisë janë bërë temë debati në prag të zgjedhjeve të 26 shtatorit, ndërkaq Britania, ka vendosur kufi për tarifat e energjisë më të përdorur qysh në vitin 2019.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button