Kuvend, opozita tërheq ligjet, rikthehet kriza politike

Opozita maqedonase  e kryesuar nga LSDM-ja ka tërhequr sot nga procedura parlamentare të gjitha projektligjet e saj të propozuara gjatë muajve të fundit të vitit të kaluar.  

Kështu që sot gjatë vazhdimit të seancës së 57 dhe 52 kanë tërhequr mes tjerash propozim ndryshimet për Kodon Zgjedhorë dhe Kodin Penal. 

Sa i përket tërheqjes së propozim ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, nga opozita shprehen se do të ishte e pakuptimtë që të debatohet rreth këtij propozimi  pas  përfundimit të zgjedhjeve  të fundit lokale, gjatë të cilave vlerësojnë se janë regjistruar një numër i madh parregullsive. 

Ndërkohë që në mungesë të kuorumit, kuvendi nuk shqyrtoi dorëheqjet e 2 anëtarëve të Komisionit për Verifikimin e Fakteve, Bllagoja Geshovski dhe Janakie Vitanovski.

*******************************************************************

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta vazhdojë seancën e 45-të në të cilën duhet të debatojë për Propozim-ligjin për të drejtat e veçanta të pjesëtarëve të forcave të sigurisë dhe të anëtarëve të familjeve të tyre, i dorëzuar nga deputetët e shumicës parlamentare. 

Deputetët do të debatojnë edhe për propozim-ligjin për ndryshimet e Ligjit për gjykatat në leximin e dytë, si dhe për informacionin për intensifikimi e procesit të emigracionit nga Maqedonia të dorëzuar nga opozita. 

Pas përfundimit të kësaj seance Kuvendi do ta vazhdojë seancën e 47-të në rend dite të së cilës janë ndryshimet dhe plotësimet e kodit zgjedhor, Propozim-ligji për plotësimin e Kodit penal, Propozim ligjin për sigurimin material të personave të papunë për shkak të privatizimit të ndërmarrjeve në pronësi shoqërore dhe shtetërore. 

Të gjitha tre ligjet janë shtruar nga ana e opozitës. Sipas agjendës është planifikuar të mbahet seanca e 52-të në të cilën do të diskutohej për Propozim-ligjin për provimin e jurisprudencës me procedurë të shkurtër, të shtruar nga një grup deputetësh të shumicës parlamentare.

Lajme të ngjashme

Back to top button