KSHZ-ja hedh poshtë ankesat e VMRO-së dhe të gjitha partive shqiptare

Komisioni Shtetëror Zgjedhor në vazhdimin e seancës së sotme i hodhi poshtë ankesat për pesë vendvotime për votimin në Komunën Qendër të parashtruara nga  ana VMRO-DPMNE-së.
Ankesat kryesisht kanë të bëjnë me prishjen e fshehtësisë së votimit  dhe agjitimin, si dhe për evidentimin e të dhënave personale të votuesve nga ana e përfaqësuesve të autorizuar të partive politike.

Seanca e sotme filloi me një orë vonesë, ndërsa pas pauzës anëtarët e Komisionit do të vazhdojnë me shqyrtimin e 61 ankesave tjera nga VMRO-DPMNE për Qendrën, 17 gjithashtu nga VMRO-DPMNE për Strugën. Pastaj duhet të shqyrtohen 252 ankesa për votimin në 15 komuna të parashtruara nga LSDM-ja dhe koalicioni.

Deri tani KSHZ-ja nuk ka pranuar asnjë ankesë për votimin në raundin e dytë. Janë hedhur poshtë të gjitha ankesat për Kumanovën të parashtruara nga VMRO-DPMNE, nga RDK, BDI dhe PDSH.

Afati i Gjykatës Administrative për zgjedhjen e vendimeve eventuale të KSHZ-së përfundon të shtunën në orën 19.

*******************************************************

KSHZ-ja në rend dite sot i ka 66 ankesat e VMRO-DPMNE-së, për parregullsitë zgjedhore në komunën Qendër.

Sipas të dhënave të KSHZ-së qytetarët në komunën Qendër për Zhernovskin kanë votuar 14 383 vota, ndërsa për Todoroviçin 13.402, që d.m.th 981 vota më pak.

Mbrëmë vonë KSHZ-ja refuzoi 30 ankesa nga VMRO-ja për Kumanovën, ndërsa njëri ishte pranuar pjesërisht, që d.m.th se fitorja e kandidatit Damjanovski nuk do të kontestohet

Lajme të ngjashme

Back to top button