Ish shefi i policisë sekrete, Sasho Mijallkov doli nga burgu i Shutkës

Sasho Mijallkov i akuzuar në shumë raste për kryerjen e veprave penale në Maqedoninë e Veriut gjatë kohës kur ishte në krye të DSK-së dhe partisë VMRO-DPMNE, sot u lirua nga burgu i Shutkës, transmeton Portalb.mk.

Ai në orët e mbrëmjes, u përcjell nga burgu i Shutkës me veturë private, pas vendimit të GJykatës së Apelit në lidhje me ndërprerjen e paraburgimit të tij në lidhje me rastin “Parcelat në Vodno”.

Përkujtojmë se Mijallkov këtë muaj dha 11 milionë euro garanci për t’u liruar nga paraburgimi në lidhje me rastin tjetër “Thesari”.

Ndryshe, ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, do të lirohet nga paraburgimi pasi gjykata ka pranuar garancinë e ofruar prej 11 milionë euro. Mijallkov nga 26 shkurti është në paraburgim në burgun e Shkupit, ai u dënua me tetë vite burg për rastin “Thesar”, për furnizim të pajisjes britanike për ndjekje të komunikimit elektronik për DSK. Gjykim të shkallës së parë prej 12 vitesh burg ka edhe për rastin “Target – Fortesa” për përgjim të paligjshëm ndërsa në rrjedhë janë edhe disa lëndë të tjera për të cilat është i akuzuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button