Vjosa Osmani kërkoi ndihmën e Turqisë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë një takimi sot me ministrin e Mbrojtjes së Turqisë, Hulusi Akar, ka kërkuar mbështetjen e Ankarasë zyrtare për anëtarësimin e Kosovës në NATO, raporton EN.

Osmani dhe ministri Akar kanë biseduar edhe për mundësitë për bashkëpunim ushtarak si dhe për mundësinë e furnizimit me pajisje ushtarake

Në takim është biseduar edhe për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e arsimimit dhe trajnimit të oficerëve, nënoficerëve dhe pilotëve të FSK-së.

Osmani ka folur edhe për situatën politike aktuale, ku ka potencuar kërcënimet dhe provokimet e vazhdueshme nga Serbia, të cilat synojnë destabilizimin e rajonit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button