Kreu i OBSH-së i shqetësuar: Delta dhe Omicron po shkaktojnë “cunami rastesh”

“Qarkullimi në të njëjtën kohë i varianteve Delta dhe Omicron po krijon një cunam rastesh.” kështu është shprehur ditën e sotme drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus në një konferencë shtypi, raporton ABC.

“Delta dhe Omicron tani janë kërcënim i njëjtë që po i çojnë rastet në shifra rekord, duke çuar në rritjen e shtrimeve në spital dhe vdekjeve”, tha Tedros.

“Jam shumë i shqetësuar që Omicron, duke qenë shumë i transmetueshëm dhe i përhapur në të njëjtën kohë me Deltan, po çon në një cunami rastesh.”

Kreu i OBSH përsëriti edhe një herë thirrjen e tij që vaksinat të ndahen në mënyrë të barabarte dhe paralajmëroi se programet e dozave përforcuese rrezikojnë t’i lënë vendet e varfra pa vaksina.

Ghebreyesus u shpreh se OBSH po bën fushatë që çdo vend të ketë arritur objektivin prej 70% të mbulimit me vaksina deri në mesin e vitit 2022, gjë që do të ndihmojë në përfundimin e pandemisë.

Nata e Vitit të Ri do të shënojë përvjetorin e dytë kur Kina njoftoi OBSH-në për 27 raste të një “pneumonie virale” të panjohur në Wuhan. Që prej atëherë, më shumë se 281 milionë njerëz janë raportuar si të infektuar globalisht dhe më shumë se 5 milionë kanë humbur jetën, sipas një raporti të Reuters.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button