Nuk është e vërtetë që Omikron është produkt i vaksinimit

Është vërtetuar shkencërisht se vaksinat nuk mund t’ju infektojnë me koronavirus. Vaksina nuk përmban asnjë pjesë të gjallë ose aktive të këtij virusi. Komuniteti shkencor është i bindur se faktori më i rëndësishëm që rrit rrezikun nga mutacionet është përhapja e virusit. Sa më shumë që të përhapet virusi në një vend të caktuar, aq më të mëdha janë gjasat për një mutacion unik. Pra, variantet e viruseve nuk shfaqen sepse njerëzit janë të vaksinuar. Përkundrazi, vaksinimi masovik mund të parandalojë variantet. Sipas drejtorit të emergjencave të OBSH-së, Dr. Mike Ryan, nuk ka asnjë sinjal se varianti i ri i koronavirusit – Omikron – do të jetë më i suksesshëm në shmangien e imunitetit të fituar nga vaksinat se sa variantet e tjera, raporton Vërtetmatësi.

Në një postim në Facebook po përhapet një dezinformatë e rrezikshme se varianti i ri i koronavirusit i quajtur Omikron është produkt i vaksinimit, gjë që është absolutisht e pasaktë. Autori në stilin antivakser i fyen qytetarët, të cilët i besojnë shkencës.

Në postim thuhet:

Më pak se një javë më parë u njoftua për një lloj të ri në cirkun e quajtur Kovid-19. Tani, e gjithë bota menjëherë do ketë një test edhe për të dhe do e zbulojnë menjëherë në aeroport, dhe nga ana tjetër të gjithë politikanët, jo mjekët, politikanët na bindin se si vaksina bashkë me dozën përforcuese do të jetë efikase edhe kundër këtij lloji, edhe pse është i ri. Nga ana tjetër, logjika thotë se në aeroplan, për shembull, hipin vetëm pasagjerët e vaksinuar, kështu që lloji i ri ndoshta nuk është aspak një lloj i ri, por një produkt i vaksinimit, i cili tani është maskuar si një variant i ri. Kjo është shkenca më e shpejtë e të gjitha kohërave që duhet t’i besosh, vetëm nëse je budalla. Nëse jo, me siguri po mendon me kokën tënde. Vazhdo kështu, se fundi i tyre është afër.

Afrika e Jugut është vendi ku u zbulua për herë të parë lloji i ri Omikron, i cili përhapet me shpejtësi dhe është i pranishëm në 77 vende të botës.

Varianti i ri i SARS Cov-2, B.1.1.529 – omikron, u zbulua për herë të parë në mostrat e mbledhura më 11 nëntor të vitit 2021 në Botsvanë dhe më 14 nëntor të vitit 2021 në Afrikën e Jugut, publikoi Qendra amerikane për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve.

Është vërtetuar shkencërisht se vaksinat nuk mund t’ju infektojnë me koronavirus. Vaksina nuk përmban asnjë pjesë të gjallë ose aktive të këtij virusi.

Asnjë vaksinë e autorizuar kundër Kovid-19 në Shtetet e Bashkuara nuk përmban virus të gjallë që shkakton Kovid-19. Prandaj, vaksina nuk mund t’ju infektojë me Kovid-19, shkruan në faqen e CDC.

Nga Qendra për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve thonë se vaksinat kundër Kovid-19 janë të sigurta dhe efikase, nuk mund t’ju sëmurin dhe mund të parandalojnë përhapjen e koronavirusit.

VIRUSET NDRYSHOJNË, POR  JO PËR SHKAK TË TË VAKSINUARVE

Virologu Friedmann Weber nga Universiteti i Justus Liebig në Giessen, në një  intervistë për DW  shpjegon se nuk janë të vaksinuarit, por të pavaksinuarit ata që e kanë shkaktuar mutacionin.

Njerëzit e infektuar shkaktuan një lloj të ri që e anashkalon sistemin imunitar, thotë ai. Këtë e tregon situata në Indi, Brazil dhe Afrikën e Jugut. Atje tani janë krijuar varianta të zgjeruara, ndërsa numri i personave të vaksinuar është shumë i vogël. Mutacionet ndodhin pikërisht në vendet ku nuk është arritur një përqindje e lartë e njerëzve të vaksinuar dhe në një hapësirë ​​të vogël përzihen më shumë njerëz” tha Weber për DW.

Që të mund të shumohen, viruset e aplikojnë materialin e tyre gjenetik në qelizën nikoqire. Gjatë çdo replikimi shfaqen gabime të vogla në kopjimin e materialit gjenetik dhe secili nga ato gabime ndryshon kodin gjenetik të virusit, pra ai vazhdimisht ndryshon dhe kjo është një dukuri normale. Disa nga këto mutacione e bëjnë virusin më efikas, për shembull kur falë tyre ai mund të kalojë pa u vënë re nga sistemi imunitar pavarësisht se personi ka pranuar një vaksinë ose e ka kaluar sëmundjen, ndërsa disa prej tyre e dobësojnë atë. Në evolucionin e llojeve të virusit, vlen rregulli i imponimit të mutacionit më të fortë. Në rastin e koronavirusit, kjo do të thotë se llojet që janë më virulente i mundin variantet më pak të rrezikshme të virusit.

Komuniteti shkencor është i bindur se faktori më i rëndësishëm që rrit rrezikun nga mutacionet është përhapja e virusit. Sa më shumë që të përhapet virusi në një vend të caktuar, aq më të mëdha janë gjasat për një mutacion unik. Gjegjësisht, variantet e viruseve nuk shfaqen sepse njerëzit janë të vaksinuar. Përkundrazi, vaksinimi masovik mund të parandalojë shfaqjen e varianteve të reja të tij.

Maldita Siencia Pepe Alkami, virolog në Institutin shëndetësor Carlos III, thekson se vaksinat nuk ndikojnë që virusi të ndryshojë më shumë.

Më kritike për zhvillimin e një mutacioni të ri të virusit do të jetë kur gjysma e njerëzve do jenë të vaksinuar dhe gjysma tjetër jo. Por kur 85 përqind e popullstës do jetë e vaksinuar, atëherë virusi do e ketë shumë të vështirë që të gjenerojë variante për t’i shpëtuar vaksinës, sepse do të duhet të replikohet shumë për të gjetur një variant rezistent ndaj vaksinës, thotë  virologu Maldita Siencia Pepe Alkami.

Alkami beson se për ta shmangur skenarin e parë, duhet të vaksinohet sa më parë e gjithë popullata dhe të kontrollohet virusi me masa parandaluese. Sipas tij, vaksinat do të mbrojnë nga zhvillimi i mutacioneve dhe varianteve të reja dhe për këtë arsye nevojitet imunizim më masovik.

SIPAS ANALIZAVE VAKSINAT EKZISTUESE MBROJNË NGA OMIKRON

Ekspertët nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thonë se vaksinat ekzistuese do duhet t’i mbrojnë njerëzit që infektohen me llojin Omikron nga format e rënda të Kovid-19.

Ky informacion vjen pasi komuniteti shkencor shprehu dyshime se do të ketë një rënie shumë të madhe në aftësinë e antitrupave të prodhuar nga vaksinat për tu përballë me variantin e ri.

Megjithatë, drejtori i OBSH-së për situatat e emergjencave, Dr. Mike Ryan thotë se nuk ka shenja që Omikron do të jetë më i suksesshëm në shmangien e imunitetit të fituar nga vaksinat nga llojet e tjera, përcjell BBC.

“Ne kemi vaksina shumë efektive, të cilat janë dëshmuar efektive kundër të gjitha varianteve të deritanishme për sa i përket formave të rënda të sëmundjes dhe hospitalizimit, dhe nuk ka asnjë arsye të mendojmë se kjo nuk do vazhdojë edhe me llojin Omikron”, tha Ryan.

Ai shtoi se të dhënat fillestare kanë treguar se Omikron nuk shkakton sëmundje më serioze sesa lloji Delta dhe llojet e tjera të koronavirusit.

Për shkak të të gjitha fakteve të mësipërme, bevlerësojmë se nuk është e vërtetë që vaksina kundër Kovid-19 ka shkaktuar llojin e ri Omikron.

Disklejmer, baner, Fact Check COVID19, verifikimi i fakteve, vertetematës, koronavirus, coronavirus, COVID, vertetematesi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button