Tiranë, Zëvendësimi i anëtarit të LSI-së, Berisha: Institucionet nuk mund të merren në shpinë

Marrëveshjet janë për tu nderuar. Askush s’duhet të mendojë se mund t’i marrë institucionet në shpinë”. Kështu u shpreh Kryeministri Sali Berisha duke komentuar mbi vendimin e Komisionit të Ligjeve për lirimin nga detyra të anëtarit të LSI-së në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.

Forcat politike, tha Berisha bëjnë marrëveshje e tyre, sipas parashikimeve që ato kanë. 

“Është vendosur raporti 4 me 3. I është dhënë fuqi bllokuese pakicës. Ky ishte ndërtimi i KQZ në 2005. Ne erdhëm në pushtet, opozita u tregua e arsyeshme dhe pranoi këtë marrëveshje, dhe u riformatua 4 me 3 në favor të qeverisë, ndodhi në 2007 dhe 2009. Kjo ndodhi edhe në Kodin e ri që u votua për zgjedhjet e 2013. “- u shpreh Kryeministri. /albeu.com/

Lajme të ngjashme

Back to top button