VMRO – DPMNE propozoi që përsëri të ndryshohen emrat e rrugëve dhe shesheve në Shkup

Me propozim të këshilltares nga radhët e VMRO – DPMNE-së, Marija Andonovska, Këshilli i Qytetit të Shkupit në seancën e sotme me 24 vota për dhe 19 kundër në rendin e ditës e shtoi edhe pikën për “Vendim për anulim të vendimit të përcaktimin dhe ndryshimin e emrave të rrugëve, urave dhe shesheve në zonën e Qytetit të Shkupit”, transmeton Portalb.mk.

“Ai është vendim që është miratuar nga përbërja e kaluar dhe para zgjedhjeve dhe shkel disa procedura të caktuara ligjore dhe e njëjta ka ngecur në Regjistrin Qendror të Maqedonisë së Veriut. përveç kësaj ajo është miratuar në mënyrë joadekuate dhe në kohë joadekuate, sipas informatave me të cilat disponojmë, e njëjta ka edhe një sërë parregullsish dmth paqartësi dhe mungojnë disa dokumente për këtë vendim. Për këto arsye kërkojë që ky rend i ditës të plotësohet edhe me këtë pike që të mund të përmirësohen të gjitha parregullsitë në miratimin dhe procedurat e vendimit veç më të miratuar”, tha këshilltarja Andonovska.

Ndaj këtij propozimi reagoi ish kryetarja e Këshillit të Qytetit të Shkupit, Lubica Jançeva nga LSDM, e cila kërkoi votim me emër për këtë propozim për ndryshim të rendit të ditës.

“Fillimisht kam vërejtje pasi nuk është kërkuar urgjencë, sepse është pikë urgjente. E dyta, me vendim për anulim të vendimit nuk anulohet vendim për bartjen e rrugëve, ajo është shkelje e rregullores, ajo duhet t’i vihet në dukje kryetarit”, tha Jançeva. Shumicën e këshilltarëve në Këshillin e Qytetit të Shkupit e përbëjnë këshilltarët nga radhët e VMRO – DPMNE-së, “Të majtës” dhe Aleancës për Shqiptarët

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button