Pasiguritë në skenën politike të Maqedonisë së Veriut do të vazhdojnë edhe gjatë vitit 2022

Me zhvillimin e zgjedhjeve lokale, dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev, bllokadën bullgare në procesin eurointegrues dhe një sërë zhvillimesh të tjera politike që ndodhën në vitin 2021, Maqedonia e Veriut shënoi një vit me turbulenca politike, kriza e pasiguri. Ditë më të mira se këto nuk e presin Maqedoninë e Veriut edhe gjatë vitit 2022 dhe pasiguritë do të vazhdojnë, marrë parasysh zhvillimet e fundit dhe skenën aktuale politike, vlerësojnë njohësit e rrethanave politike, shkruan Portalb.mk.

Vlerësimin e tyre ato e argumentojnë me atë se qeveria e re që pritet të votohet në Kuvend në mesin e muajit janar, nuk është stabile dhe zënkat partiake për gjëra që nuk janë prioritet për qytetarët dhe vendit, sipas tyre, do të vazhdojnë edhe gjatë vitit të ardhshëm, ndërsa theksojnë se asnjëra nga partitë politike nuk është seriozisht e përkushtuar në integrimet evropiane dhe përmirësimin e jetës në vend.

Publicisti dhe gazetari Eroll Rizaov në një deklaratë për Portalb.mk, tha se nuk është optimist se gjatë vitit të ardhshëm, diçka shumë e rëndësishme në shtet por. Sipas tij, partitë politike më shumë preokupohen me atë se sa do të qëndrojë qeveria dhe kush do të vjen në pushtet, se sa për ndryshime pozitive të nevojshme.

erol-rizaov
Erol Rizaov

“Më shumë ka shqetësime për stabilitetin e qeverive dhe Kuvendit se sa për ardhmërinë. Do të thotë energjia e partive politike dhe në përgjithësi është e orientuar kryesisht drejt asaj a do të qëndrojë Qeveria 2,5 vite, a do të bie, kush do të vijë në pushtet… do të thotë nuk kemi një konsensus të përgjithshëm për ardhmërinë. Edhe pse, nëse i dëgjoni ndaras deklaratat, edhe të liderëve të partive politike edhe të kryeministrave edhe të personave përgjegjës në krerët e partive, do të thotë do të duhej të konkludonim se të gjithë janë për vlera perëndimore evropiane dhe të gjithë janë për demokraci më të lartë, marrëdhënie më të mira, për standard më të mirë, jetë më cilësore të qytetarëve. Do të thotë për ato çështje verbalisht ka konsensus”, theksoi Rizaov.

Sipas tij, partitë politike nuk janë të unifikuara rreth përcaktimeve eurointegruese. Ai po ashtu tha se, në skenën politike ende debatojnë për kuadro sipas përkatësisë etnike dhe nuk vendosen kuadro cilësore.

“Në esencë nuk ka konsensus që të mos pengohen integrimet e mëtejme me Evropën. Përkundrazi, ofrohet se do të ketë marrëveshje më të mira se me Greqinë dhe Bullgarinë, se do të ruhet dinjiteti i popullit maqedonas dhe në përgjithësi i gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut. Dhe gjithë kjo do të zgjasë në Maqedoni, çmimi i mbajtjes së pushtetit apo marrjes së pushtetit do të paguhet dhe qytetarët do të jenë në njëfarë pozite, që dalëngadalë atë ta kuptojnë si diçka normale dhe jo të kenë ndaj asaj rezistencë apo të ushtrojnë presion ndaj politikës. Si duket viti do të na kalojë sërish me pandemi, me zënka të ndërmjetme partiake, do të ketë sërish ndarje”, tha ai.

Sipas kryetarit të Institutit për Demokraci Societas Civilis, Marko Troshanovski, në planin e politikës së jashtme vendi do të vazhdojë të stagnojë, pasi ai nuk sheh se së shpejti do të zgjidhet problemi me Bullgarinë.

Marko Troshanovski
Marko Troshanovski

“Dukshëm është se aty vet Qeveria dhe numri i partnerëve të koalicionit nuk është konzistente në qëndrimin e saj të tejkalojë problemin me ne, ndërsa mendoj se ngritja e pritjeve këtu se problemi do të zgjidhet shpejtë janë prognoza jo objektive. Ajo do të thoshte se, me stagnimin në procesin eurointegrues, duhet të fokusohemi në iniciativa rajonale, këtu para së gjithash Procesi i Berlinit, por gjithashtu mekanizmat që i ofron Ballkani i Hapur, përderisa janë në kontekst të integrimit evropian dhe përshtatjes së shoqërive për integrim sa më të shpejtë me rregullat e Bashkimit Evropian”, tha Troshanovski.

Sa i përket politikës së brendshme, ai vlerëson se do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, paso pakënaqësia te popullata është dukshëm e lartë dhe nuk vlerson se koalicioni aktual qeveritar është aq stabile sa duket.

“Mendoj se, mund të na presin zgjedhje të parakohshme. Por, duke pasur parasysh atë se si është vendosja e forcave në terren, nuk besoj se ndonjë parti do të ketë avantazh të konsiderueshëm, që mund përsëri të na çojë në ndonjë krizë politike, bllokada të dyanshme dhe mosfunksionim. Është e dukshme se partitë nuk kanë përkushtim autentik në reformat që duhet të ndodhin, para së gjithash në angazhimin e përshpejtuar të pavarësimit të gjyqësorit dhe ndarjes së gjyqësorit nga ndikimit politik. Korrupsioni i lartë është rritur ndjeshëm dhe shohim se aspak nuk adresohen as përmes Prokurorisë Publike, ka përmirësime të vogla, megjithatë ajo është aq endemike sa përmirësimet e vogla nuk janë aspak të mjaftueshme. Deri më tani, partitë pavarësisht procesit të eurointegrimit, nuk dëshmuan vullnet autentik për veprim, ndërsa nuk e shoh atë te asnjë aktor politik, për veprim në drejtim të interesit publik”, theksoi Troshanovski.

Maqedonia e Veriut, pas dorëheqjes së kryeministrit Zoran Zaev me çka është në dorëheqje edhe e gjithë Qeveria, nga mesi i janarit pritet të ketë kryeministër dhe qeveri të re. Qeverinë e re e presin shumë sfida serioze, përfshirë këtu pandeminë, krizën energjetike si dhe zgjidhja e kontestit me Bullgarinë.

Por, po ashtu në fillim të vitit duhet të shpallen edhe rezultatet e regjistrimit të popullsisë, i cili u zhvillua pas 20 viteve, në muajin shtator, proces për të cilin po ashtu pati shumë diskutime në opinion.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button