Toka u bë me kuti të zezë që i regjistron të gjitha hapat drejt një fatkeqësie klimatike

Në një fushë graniti, të rrethuar prej maleve me shkurre, qëndron një kuti gjigante çeliku. E papërshtatshme për peizazhin, ngjashëm me monolitin e zi të Kubrikut nga filmi “2001: Odiseja në hapësirë”, prania e saj jashtëtokësore sugjeron se ajo kuti është vendosur aty me qëllim. Dhe nëse ata që e zbulojnë mund t’i deshifrojnë mesazhet të cilat i përmban, do të mund të fitojnë njohuri rreth asaj që e ka shkaktuar rënien e një qytetërimi që ka qenë at më parë. Kjo është Kutia e Zezë e Tokës, ka publikuar ABC News nga Australia, transmeton Portalb.mk.

Projekti, i quajtur Earth’s Black Box (Kutia e Zezë e Tokës), është një instilacion i madh prej çeliku, që së shpejti do të mbushet me hard disqe me energji diellore, ndërsa secili prej tyre dokumenton dhe ruan një sërë përditësimesh shkencore, në kohë reale, si dhe analiza të problemeve më të errëta të botës.

Projekti është tërësisht jo-komercial, dhe sipas Xhim Kurtis nga Clemenger BBDO, parimi drejtues i dizajnit është funksionaliteti.

“Natyrisht është një koncept vërtet i fuqishëm kur dikujt i thoni: “Toka ka një kuti të zezë”, tha Kurtis, i cili në këtë projekt bashkëpunon me hulumtuesit e Universitetit të Tasmanisë.

Informatat që kanë të bëjnë me ndryshimet klimatike, zhdukjen e specieve, ndotjen e mjedisit jetësor dhe ndikimet mbi shëndetin do të regjistrohet në strukturën monolite, ashtu që, nëse shoqëria e ardhshme e zbulon këtë arkiv një ditë, të jetë në gjendje të krijojë mozaikun e asaj që ka ndodh me planetin tonë.

“Nëse nuk bëjmë ndryshime dramatike në mënyrën tonë të jetesës, ndryshimet klimatike dhe rreziqe të tjera që shkaktohen nga njeriu do të çojnë në kolaps të qytetërimit tonë”, thuhet në sqarimin e ueb-faqes së Earth’s Black Box

Në vazhdim thuhet: “Kutia e zezë e Tokës do të regjistrojë çdo hap tonin drejt kësaj katastrofe. Qindra koleksione të të dhënave, matjeve dhe ndërveprimeve që kana të bëjnë me shëndetin e planetit tonë do të mblidhen vazhdimisht dhe do të ruhen në mënyrë të sigurt për brezat e ardhshëm”.

Foto: Printscreen earthsblackbox.com

Në përgjithësi, kutia do të mbledhë dy lloje të dhënash:

Do të ruajë matjet e temperaturave të tokës dhe detit, acidifikimin e oqeanit, CO2 atmosferik, zhdukjen e specieve, ndryshimet në shfrytëzimin e tokës, si dhe gjëra të tilla si popullsia njerëzore, shpenzimet ushtarake dhe konsumi i energjisë. Gjithashtu do të mbledhë të dhëna kontekstuale, si tituj të gazetave, postime në rrjete sociale dhe lajmet nga ngjarjet të rëndësishme si Konferenca për Ndryshimet Klimatike (COC).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button