Kosovë, Dorëheqja e zv/drejtorit të AKI-së ka ndikuar në imazh

Gjatë një interviste për “Tribunën”, ai ka thënë se AKI-ja, megjithatë suksesshëm ka arritur ta largojë politikën nga ndërhyrjet.

Demaku, që është edhe deputeti i PDK-së dhe ish-pjesëtar i UÇK-së, ka pranuar se ka qenë pjesë e Shërbimit Informativ të Kosovës, ndërsa me fanatizëm e ka mbrojtur veprimtarinë e kësaj strukture.

“Unë kam qenë pjesëtar i SHIK-ut, konkretisht drejtor i antiterrorit. Në këtë post unë kam punuar me përgjegjësinë më të madhe deri në bërjen e shtetit të Kosovës. SHIK-u nuk ka qenë organizatë kriminale”, ka deklaruar Demaku.

Ai ka thënë se nuk i frikësohet hetimit për veprimtarinë e SHIK-ut, por ka thënë se së pari duhet të hetohen edhe veprimet e shumë njerëzve që sot janë në institucione kyçe, e të cilët më herët kanë qenë bashkëpunëtorë të Serbisë. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button