Osmani: Bullgaria kërkoi që të nënshkruajmë se gjuha maqedonase rrjedh nga bullgarishtja

Dy nene të asaj marrëveshjeje ishin kontestuese për ne, me të cilat kërkohej të nënshkruajm se gjuha maqedonase rrjedh nga bullarishtja, kurse nacionaliteti ka dalë nga përpjekja për çlirim nga Pernadoria Osmane, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, sot në një prifing me gazetarë, transmeton Portalb.mk.

Osmani, sot bëri të ditur se në dhjetor të vitit të kaluar, ish-kolegia e tij bullgare, Ekaterina Zaharieva, i ka dhënë një projekt-marrëveshje për zgjidhjen e kontestit mes dy vendeve.

Tani për tani, sipas Osmanit, nuk ka asnjë ide për nënshkrimin e një marrëveshjeje të re me Bullgarinë.

Kujtojmë se, Bullgaria është kundër pranimit të Maqedonisë së Veriut për shkak të mosmarrëveshjeve historike dhe gjuhësore. Por edhe nëse ka ndonjë marrëveshje, gjendja e keqe pasqyron paralizën e planit të BE -së që të ndërtojë “unazë miqsh” nga Ukraina në Tunizi, duke ofruar lidhje më të ngushta, por edhe tregti dhe ndihmë.
Bullgaria, më 14 dhjetor, edhe njëerë bllokoi fillimin e negociatave midis Maqedonisë së Veriut dhe BE -së dhe mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Të dy vendet nënshkruan Marrëveshje për Fqinjësi të Mirë në vitin 2017, por përfaqësuesit e të dy vendeve kanë fajësuar njëri -tjetrin për shkeljen e marrëveshjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button