Pas festave, Rashovski do të gjykohet për prokurimin e softuerit

Ish-sekretari i përgjithshëm Dragi Rashkovski së shpejti do të paraqitet para prokurorisë, pasi Gjykata Penale i ka vërtetuar plotësisht akuzat ndaj tij dhe të gjashtë të tjerëve, transmeton Portalb.mk.

“Aktakuza kundër shtatë personave lidhur me prokurimin e paligjshëm të softuerit dhe pastrimin e parave, paraqitur nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit më 8 tetor 2021, është vlerësuar dhe miratuar në tërësi nga Këshilli për vlerësim i Prokurorisë”.

Përndryshe, aktakuza me nr. 35/21 kundër D.R. i akuzuar për veprat penale Shpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar dhe Pastrimi i parave dhe kundër I.D., I.H., D.S., I.I., I.I. dhe M.S. të akuzuar për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar nga Kodi Penal.

Nga atje shtojnë se lënda do t’i ndahet gjyqtarit dhe do të caktohet seancë kryesore për diskutim.

Përndryshe, bashkëshortja e ish sekretarit gjeneral të Qeverisë, Dragi Rashkovski në shkurt ka marrë shpërblim automobil Dodge Viper SRT të vitit 2005, vlera tregtare e të cilit është më së paku 50 mijë euro, ndërsa në listën anketuese të Rashkovskit është i paraqitur se vlen 5 mijë euro, ka zbuluar Komisionit për Antikorrupsion. Automobili paraprakisht ka qenë në pronësi të një personi, i cili pretendohet se e ka blerë nga një kompani e Gostivarit në nëntor të vitit të kaluar për 5 mijë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button