Testet PCR nuk janë as toksike, e as radioaktiv!

Eksperimenti i paraqitur në video nuk tregon rrezatim radioaktiv, por tregon se sa të rrezikshme mund të jenë videot anonime manipulative me pretendime të rreme. Pajisja SoeHong DT 1130 që shihet në video shërben për  testimin e rrezatimit elektromagnetik, dhe mund të blihet në Amazon për 25 euro. Të gjitha testet PCR janë sterilizuar me oksid etileni, një gaz për të cilin pretendohej se e bënte testin “toksik”. Siç kemi shkruar tashmë në “Vërtetmatës”, oksidi i etilenit nuk është i rrezikshëm, sepse në kohën kur testi PCR përdoret te personi që testohet, ai është avulluar dhe nuk ekziston më, shkruan Vërtetmatësi.

Рo recenzojmë një postim në Facebook në të cilin pretendohet se testet PCR që zbulojnë Kovid-19 janë “toksike dhe radioaktive”. Videoja, para se të shfaqej në rrjetin social, është shpërndarë gjerësisht në Теlegram me një apel për ta parë që të gjithë, pasi bëhet fjalë për metodat e përdorura për sterilizimin e testeve PCR dhe testeve të shpejta, që dyshohet se janë të rrezikshme për shëndetin.

Në postim është bashkëngjitur edhe një video në të cilën dëgjohet një zë femre që në gjermanisht na paralajmëron për një “skandal të ri”. Gruaja nxjerr nga paketimi një shkop me një majë pambuku, që është një element i testit për zbulimin e Kovid-19. Gjithashtu ka edhe një pajisje, e cila është përshkruar si “pajisje për matjen e rrezatimit elektrik”, edhe pse nuk është aspak një pajisje e tillë! Metoda e përdorur për dezinfektimin e këtyre shkopinjve testues thuhet se është përgjegjëse për kontaminimin radioaktiv. Gruaja në video fillon të kontrollojë testin për radioaktivitetin e supozuar dhe pajisja aktivizohet!

Por a tregon vërtet kjo se shkopinjtë me majë pambuku që përdoren për të zbuluar Kovidin janë radioaktive? Sigurisht që jo.

E para, pajisja në video SoeHong DT 1130 shërben për testimin e rrezatimit elektromagnetik . Mund të blihet në Amazon për 25 euro.

Çfarë bën kjo pajisje? Nuk është një numërues Geiger ose pajisje për zbulimin e kontaminimit për zbulimin e kontaminuesve radioaktiv. Pajisja për matje e përdorur këtu është një pajisje për matjen e fushës elektromagnetike. Pra, ajo që matet këtu nuk është asgjë më shumë se elektricitet i gjeneruar. Është e logjikshme që pajisja të reagojë. Elektriciteti shkaktohet nga fërkimi i shkopit të testit kur hapet dhe nxirret nga paketimi. Gruaja në video hap dhe mbyll kutinë me shkopin e testit disa herë dhe pas kësaj aktivizohet pajisja. Ky eksperiment nuk demonstron rrezatim radioaktiv, por tregon se sa të rrezikshme mund të jenë videot anonime manipulative me pretendime të rreme.

Të gjitha testet PCR janë sterilizuar me oksid etileni, një gaz për të cilin pretendohej se e bënte testin “toksik”. Siç kemi shkruar tashmë në „Vërtetmatës“, oksidi i etilenit nuk është i rrezikshëm, sepse në kohën kur testi PCR përdoret te personi që testohet, ai është avulluar dhe nuk ekziston më.

Oksidi i etilenit është një gaz që shpesh përdoret për t’i sterilizuar pajisjet mjekësore. Përdoret gjithashtu për sterilizimin e erëzave dhe kozmetikës. Edhe pse Agjencia federale e ushqimit dhe barnave të SHBA-së e rendit si kancerogjen, kjo ndodh vetëm në rast të ekspozimit afatgjatë ndaj oksidit të etilenit. Ekspertët thonë se gazi në testin PCR për sterilizimin e testeve përdoret vetëm në sasi të vogla dhe nuk paraqet rrezik për kancer, pra nuk është kancerogjen.

Oksidi i etilenit nuk është pjesë përbërëse, pra nuk është element përbërës i testit. Dr. Alexander Edwards, profesor i teknologjisë biomjekësore në Universitetin e Reading në Angli, për Associated Press  ka deklaruar  se gazi përdoret në procesin e sterilizimit dhe nuk ka asnjë efekt mbi të, njësoj siç ndodh me nxehtësinë apo avullin në procesin e sterilizimit.

Nuk do të shfaqet në asnjë mënyrë domethënëse në momentin që hapni testin, thotë Edwards.

Agjencia Amerikane e ushqimit dhe barnave ka standarde strikte për përdorimin e oksidit të etilenit për qëllime mjekësore, pasi rezultoi se gazi mund të shkaktojë kancer nëse ekspozoheni ndaj tij për një kohë të gjatë. Kompanitë amerikane që përdorin gazin monitorohen nga inspektorët e Agjencisë së ushqimit dhe barnave të SHBA-së. Ekspertët thonë se nuk ka arsye për shqetësim sa i përket qëndrimit të gazit në testet për Kovid-19.

Nuk është diçka që do qëndronte në produktshton Edwards.

Oksidi i etilenit u prodhua për herë të parë në shekullin e 19-të, por si sterilizues kimik filloi të përdoret në mjekësi në vitin 1950. Procesi përfshin ekspozimin e një produkti mjekësor, si për shembull shkopin e testit, ndaj gazit, dhe më pas ajrosjen e së njëjtit në ajër për disa orë për të eliminuar çdo mbetje të oksidit të etilenit, thonë  nga Qendra amerikane për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve.

Në kohën kur shkopi është i gatshëm për të marrë strishio, është ajrosur plotësisht dhe është gati për t’u paketuar, në të nuk ka asnjë gjurmë të oksidit të etilenit,  thotë profesori i Universitetit të Miçiganit, Stuart Butterman.

Oksidi i etilenit shkatërron viruset, bakteret dhe kërpudhat kur ndërvepron me ADN-në mikrobike. Që gazi të jetë i rrezikshëm për njerëzit, ata duhet të ekspozohen ndaj përqendrimeve të larta të oksidit të etilenit për një kohë mjaft të gjatë, e jo herë pas here të përdorin një test për hundën ose fytin, shtoi ai.

Shumica e raporteve për rrezikun nga kanceri janë për njerëzit që punojnë ose jetojnë pranë fabrikave që përdorin dhe lëshojnë nivele të larta të gazit oksid etilen. Një studim i realizuar në vitin 2016, e që bëri analizë të efektit të oksidit të etilenit në shkipin me majo pambuku zbuloi se sasia e gazit të mbetur është e pamatshme 3 javë pas sterilizimit.

Për shkak të të gjitha fakteve të mësipërme, vlerësojmë se nuk është i vërtetë pretendimi se testi PCR është toksik dhe radioaktiv.

Disklejmer, baner, Fact Check COVID19, verifikimi i fakteve, vertetematës, koronavirus, coronavirus, COVID, vertetematesi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button